e shtunë, 12 shkurt 2011

Kakomeja: Gjykata, kundër pronarëve shqiptarë


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk u njohu pronësinë mbi Kakomenë banorëve të Nivicës (bashkësia e fshatit Nivicë) 

Preteksti i mosnjohjes ishte se stërgjyshat e banorëve ia paskan blerë tokën qeverisë osmane, që me që paskësh qenë pushtues, madje dhe “i përkohshëm”, nuk mundka të shiste pronën publike të shqiptarëve, madje nuk mundka t’ua shiste as vetë shqiptarëve - po, po, kështu shkruhet në vendim! Trupi gjykues në fjalë (TGJ), me këtë vendim i kundërvihet së drejtës së pronësisë të pothuaj gjithë pronarëve shqiptarë të para vitit 1945. Nëse edhe gjykatës të tjerë do të ndiqnin arsyetimin komunist të TGJ, duhet t’i shpronësonin prapë pothuaj të gjithë “ish-pronarët” e tjerë shqiptarë (në fakt pronarët e vërtetë!), që gjatë periudhës pas-komuniste, u janë kthyer prona, apo ju janë kompensuar, apo u janë njohur e drejta e kompensimit apo e kthimit - shumica dërrmuese i kanë tokat e marra nga qeveria otomane, pra “në kohën e Turqisë”. Shpresojmë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), kësaj here duhet të marrë masën më ekstreme kundër gjykatësve që nxjerrin këtë farë vendimi.


Perandoria Otomane

Shumica e pronarëve të tokave në Shqipëri i kanë tokat me origjinë nga koha e Perandorisë Osmane, ose direkt të blera, ose të dhëna si shpërblim për detyra të kryera. Ajo ishte organizimi shtetëror i fundit më afatgjate në trojet shqiptare. Ai shtet në fillimet e tij ishte nga më të organizuarit e kohës: shumë më ligjor dhe i centralizuar se shumica e shteteve të kohës, që sot janë nga më të përparuarat e Evropës. Në atë perandori stërgjyshat tanë kanë kryer detyra të ndryshme, që nga kryeministra, e deri në nëpunës të thjeshtë në të katër anët e saj.
Deri me këtë vendimin e TGJ, askush në Shqipërinë pas-komuniste nuk kishte ngritur problemin e mosnjohjes së transaksioneve me tokën të kryera gjatë 500 vjetëve të qenies së Shqipërisë pjesë e perandorisë osmane. Bile është e vërtetë e kundërta: janë mburrur dokumentacionet dhe arshivat otomane. Zor se ka njeri në Shqipëri që të mos jetë hasur këto vite, me mburrjen e pronarëve: “kam dokumente origjinalë, në turqisht”.
Një pjesë e madhe e tokës, për qindra vjet, në Perandorinë Otomane ka qenë pronë shtetërore, dhe jo private. Vetëm “nga fundi”, gjatë reformave modernizuese otomane, toka e shtetit filloi t’u shpërndahej ose t’u shitej pronarëve privatë.

Pushtues të ndryshëm, edhe shqiptarë

Por edhe para otomanëve e pas tyre, toka ka lëvizur si pronësi, herë me dhunë e herë me dëshirë. Prandaj në Shqipëri e gjithë prona private mbi tokën nuk mund të ndiqet me koherencë deri në origjinën e saj, sepse do të duhej të shkohej deri te pronarët ilirë, apo pellazgë, apo dhe shpellorë të Neandertalit.
Nuk mund të ndiqet ç’është bërë me tokën në trevat shqiptare, gjatë pushtimeve të shumta nga të huajt, ku njëri e ndër më të gjatët ishte ai osman, ani se “i përkohshëm”. Nga kush nuk janë pushtuar trevat e Shqipërisë së sotme, që nga periudhat e Paleolitit të Mesëm, gjatë Mezolitit, Neolitit, Epokës së Bronzit, Ilirëve, Romës, Era e Jonë (pas Krishtit) etj. Të na falin lexuesit, por për të kuptuar sofizmin e vendimit të TGJ, po rreshtojmë disa nga pushtuesit e trevave tona: grekët e lashtë, maqedonasit, romakët, visigotët, ostrogotët, bizantinët (nja 1100 vjet), avaro-sllavët, bullgarët, normanët, kryqëzatat (nga e para tek e katërta, gjatë më shumë se 100 vjetëve), venecianët, sicilianët (anzhuinët), serbët, osmanët, austriakët, francezët, italianët, gjermanët, grekët e rinj etj.
Por krahina të veçanta shqiptare, janë pushtuar edhe nga vetë shqiptarët: njëri princ pushtonte tjetrin, natyrisht duke grabitur e rishitur apo falur tokat. Por edhe shqiptarët, njësoj si otomanët, ishin “pushtues të përkohshëm”.
Në këto lëvizje pronësie, jo TGJ, por gjithë gjykatat e botës të mblidhen, nuk i gjejnë fillin transaksioneve me tokën, e aq më pak të vënë drejtësi. Kudo në botë nuk mund të ndiqet kështu origjina e pronësisë së tokës, thellë në shekuj, veçse po të kishte triumfuar “revolucioni proletar komunist botëror” dhe të ishte vënë qëllimi i zhdukjes së pronës private.
TGJ ka marrë me vetëdije një vendim të pambështetur as në ligjin shqiptar, dhe as në ndonjë ligj të botës së përparuar. Por ky vendim nuk është i mbështetur as në ndonjë teori latine, pavarësisht citimeve latine që mbushin tekstin e vendimit.

Interpretime komuniste të pronësisë

Ky kalim i TGJ për të ndjekur “drejtësinë” e transaksioneve me tokën “gjatë pushtimit otoman”, bile dhe gjatë “çdo pushtimi tjetër”, është i pabazuar në ligj, është i pabazuar edhe në logjikë e në moral. Është e qartë se ata të TGJ duhet të kenë dhe vetë ngarkesa komuniste, por edhe shpresojnë se shumë shqiptarë kanë të tilla, derisa ofrojnë një zgjidhje kaq idiote e që mund të pranohet vetëm nga turma që kanë mllefe ndaj pronësisë private.
Themi se TGJ ka ngarkesa komuniste, sepse i gjithë interpretimi i vendimit gjyqësor na kujton kumtesat e kohës së Enverit, kur dërrmohej prona private, kur na bëhej shpëlarje truri se prona, e gjitha e në çdo rast, që në nisje të historisë së njerëzimit, buruaka nga grabitja e të varfërve nga të pasurit; ose prona ishte e marrë si shpërblim i tradhtisë së të pasurve ndaj okupatorit, ose se në çdo dollar amerikan janë pikat e gjakut të proletariatit amerikan e botëror, ose se toka e amerikanëve është e paligjshme se u është grabitur me dhunë indianëve etj. etj.
Shumë shtete ish-komuniste kanë caktuar data të pranimit të vlefshmërisë së dokumenteve të pronësisë. Ne shqiptarët, parlamenti ynë, kemi caktuar dokumentet e para vitit 1945, si gjendje pronësie të ligjshme. Çdo njeri që paraqet një dokument pronësie mbi tokën, që mban datën më të vonshme para vitit 1945, ai është pronar krejt i ligjshëm. Ne, shteti pas-komunist, kemi marrë të drejtën ligjore të ndjekim drejtësinë e transaksioneve me tokën vetëm gjatë “pushtimit komunist” (“45 vjet”) e deri sot (“18 vjet”), në fakt edhe një çikë gjatë pushtimeve në periudhën 1939-44. Edhe kjo periudhë vetëm rreth 70-vjeçare (1939-2008) paraqet vështirësi pafund.

Korrupsion politik

Guximi që patën këta gjykatës të TGJ, kur morën atë farë vendimi, mund të shpjegohet plotësisht vetëm me korrupsionin politik. Vetëm një urdhër politik nga qeveria Berisha, i detyron të bëjnë këto “budallallëqe” këta lloj gjykatësish.
Qeverisë i intereson që t’u grabisë tokën qytetarëve shqiptarë të Nivicës. Natyrisht që mund të jetë grasatuar (apo vajosur) puna edhe me ndonjë ryshfet nga ndonjë “Fazlliç” që do ta marrë Kakomenë me “1 Euro”, në vend që t’ua blejë tokën pronarëve nga Nivica, me çmimin e tregut. Thuhet se toka në fjalë ka një sipërfaqe nja 400 mijë m2, që ka një çmim tregu rreth 50 Euro/m2, pra ka një vlerë gjithsej prej 20 milionë dollarë.
Ajo që dihet mirë është thënia: “ku ka shkelje ligji, kërko korrupsionin”. E në këtë rast ligji është shkelur me të dyja këmbët: është marrë një vendim që nuk mbështetet në asnjë shkronjë të ndonjë ligji shqiptar.

Çamët dhe Nivica

Ka forca politike në Greqi, që shtetasve grekë me kombësi shqiptare, çamëve e të tjerëve, me padrejtësi nuk po u japin akoma as nënshtetësinë e tyre, greken, dhe as pronat e tyre. Çamët janë grekë (nënshtetas grekë) me kombësi shqiptare, që në një moment të keq të historisë së Greqisë, u dëbuan me dhunë e me pa të drejtë nga vendi i tyre, nga Greqia. Nuk është i shpjegueshëm lehtë fakti sesi një shtet evropian si Greqia e sotme, akoma nuk e ka zgjidhur drejt “çështjen çame”. Por kjo padrejtësi greke, nuk duhet të marrë kurrë një reagim të padrejtë shqiptar: gjykatësit e TGJ nuk e fshehin dot korrupsionin e tyre, pas “shqiptarizmës”.
Nuk ka dëm më të madh se i bëhet “çështjes çame”, nuk ka “nder” më të madh se mund t’u bëhet qarqeve “shoviniste greke vorioepirote”, sesa të detyrosh një gjykatë shqiptare të marrë një vendim si ky që po diskutojmë. Në rastin e Nivicës, kemi pronarë shqiptarë të cilëve po u bëhet padrejtësi, gjë që shteti, shoqëria shqiptare nuk duhet ta lejojë, pavarësisht se disa nga këta pronarë mund të kenë zgjedhur të kalojnë në kombësi greke: fundja, është e drejtë e tyre ta bëjnë këtë gjë.
Apo mos këta të TGJ janë paguar nga qarqet greke antiçame, që kërkojnë të mos u japin kurrë të drejtat që u takojnë? Edhe çamët kanë “dokumente otomane”, madje dikur i quajtën turq e desh i nisën në Azi, në jug të Turqisë, e historikisht jo shumë kohë përpara, më pak se 100 vjet! Nejse, të mbesim tek gjërat që janë më të mundshme: korrupsioni politike shqiptar i TGJ.

KLD dhe Presidenti

I bie detyrë KLD e presidentit Topi që të marrin masat përkatëse ndaj TGJ. Edhe e shqyrtuar nga ana formale juridike, pra pa bërë analizën politiko-juridike të mësipërme, del e qartë se TGJ dha një vendim antiligjor. Në të gjithë bazimin e vendimit, nuk citohet dot asnjë nen specifik i asnjë ligji shqiptar që të ketë të bëjë me thelbin: me mosnjohjen e pronësinë e tokës sepse rrjedh nga transaksione të privatëve të kryera gjatë 500 vjetëve të perandorisë osmane. Vendimi i gjykatës ka vetëm rreshtime sofizmash, që veç mund t’i vlenin një Kuvendi komunist për të nxjerrë një ligj shtetëzimi - shyqyr që nuk kemi arritur deri këtu, dhe nuk kemi një ligj të tillë!
Korrupsioni në sistemin tonë gjyqësor nuk luftohet, nëse nuk dënohen së paku fajtorët që kapen me presh në duar. E kësaj here janë kapur, e për rrjedhojë nuk duhet të vazhdojnë më të jenë prapë në funksionet e tyre, gjykatësit e TGJ (trupi gjykues në fjalë), Asim Vokshi, Elona Stavri, Admin Thanza.

Nga Bashkim Kopliku, “Gazeta Shqiptare”


Publikuar më 09.06.2009

3 komente:

  1. DUKE PARE KOMENTIN TUAJ PER KAKOMENE (KAKOMENI) I NDERUAR ZOTERI PO JU VE NE DJENI SEPSE NE KAKOME NUK KA PASUR PRONARE DHE SE ATA QE JU PERKRAHNI TE CILET PRETENDOJNE KANE QENE QIRAXHINJE TE CILET MBANIN NE SHFRYTEZIM KUNDREJT PAGESAVE ME QIRA VJETORE OSE SEZONALE NE KOHEN E TURQISE SEPSE SHTETI TURK NUK KA SHITUR NDONJEHERE PRONA NE VENDET QE PUSHTONTE POR THJESHT I JEPTE ME QIRA DHE PASI I JEPTE ME QIRA EDHE I TATONTE POR MEQE FLET PER TAPI OSE TAPU TE TURQISE PESO NJEHETE GJUHEN ASIRE DHE PASTAJ SHPREHU SE JE AQ PATRIOT SAQE MBAS PESJONIT QE MERR MAS VITIT DYMIJE NGA ISH PUSHTUESIT DHE STETI FQINJ DASHKE EDHE TE SHITESH ME CMIM QESHARAK EDHE TE ATA PUSHTUES QE MUNDOHEMI TE HARROJME PO NUK HARROHEN KRIMET 500 VJECARE QE KANE BERE KETIJ POPULLI .. DHE SE NE MOMENTIN E KRIJIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR NUK KANE PASUR AS EDHE NJE DOKUMENT QE TE VERTETOJE TE DREJTEN E PRONESISE PERVEC SE MANIPULIMEVE DHE FALLCIFIKIMEVE NE KOHE TE NDRYSHME GJITHASHTU NE KOHEN E MBRETERISE SE MBRETIT ZOG QE KA PASUR NJE ADMINISTRATE QE LE PER TU ADHURUAR DHE NJE BAZE LIGJORE QE NUK LEJONTE TE VIDHEJ AS MAJA E GJELPERES SIDOMOS NE PRONAT E PALUAJTESHME DISPONONTE NJE DOKUMENTACJON SHUME TE PERPIKTE DHE KONSTATOHET SE TITULLARE TE ADMINISTRATAVE VENDORE QE KANE ABUZUAR ME PASURINE E SHTETIT JANE SHKARKUAR NGA DETYRA DHE JANE NDJEKUR PANALISH KURSE SOT PO TE NJEJTAT FAMILJE FALLCIFIKOJNE NGA RREGJISTRAT KADASTRAL PA SHQYRTUAR RRJEDHOJEN E INVESTIGIMIT TE KOHES QE I PERKASIN TE PA INTERPRETUAR SI PREJARRDHJE E CILA SKA TAGER PRIVATE POR ESHTE NE TOTAL NJE PRONE QE I PERKET SHTETIT SHE VETEM SHTETIT SHQIPTAR DHE ASKUJT TJETER . PAMVARESISHT FAKTIT SE KA QENE NE PERDORIM ME QIRA NGA FSHATARET E KATUNDIT NIVIC ..... DHE SI E TILLE NUK GEZOJNE ASNJE TE DREJTE PRONESIE . PO NJE QIRAXHI NUK LEGJITIMOHET TE ABUZOJE ME PRONEN E SHTETIT DHE TA PERVETESOJE POR AS TA SHESE ATE . TE GJITH JEMI SHTETAS SHQIPTAR POR NUK NA TAKON E DREJTA TE VJEDHIM PRONAT E SHTETIT ME PRETENDIMIN SE KEMI PATUR ME QIRA NGA SHTETI NJE PRONE DHE DIKUR GJYSHI KULLOSTE DELET OSE DHITE . NEQOFTESE JU I DASHUR MIK E SHITET LEKUREN PER NJE PENSJON 370 EURO TE SHEJTANI PO JU KUJTOJ SE JANE TE NJEJTET PARAARDHES TUAJ ATA QE SHITEN SHQIPERINE PER PESE 30 ASPRA NE STAMBOLL KENI SHUME TE DREJTE SEPSE MBIEMRA PAPA DIMA JANE ISH MBIEMRA KRIMINAL SLLAVOSERB QE U INFILTRUAN NE PRIFTERINJ PER TE MBULUAR KOPLLOTET E HEREPASHERESHME KUNDER SHTETIT SHQIPTAR PO JU KUJTAOJ ESHE ZONJEN ANA NE VITET 1941 1942 1943 DHE ME VOVE MIEMRIN THUAJA VET SE MEQENSE PO TE HA MERAKU PER GJYSHEN NGA FSHATI NIVIC (BUBAR ..KESAJ FJALLE GJEJA PERKTHIMIN DHE FLASIM) NE MRAPA GJIRIT TE ONHENZMIT OSE LEKURES SARANDE ..

    PërgjigjuFshije
  2. Zoti(frikacak) Anonom,Ju qe e dini te kuptoni, flisni dhe shkruani gjuhen Shqipe me mire se gjith te tjeret nuk e kuptojm se kujt i drejtoheni me komentin Tuaj.Sic e shikoni kjo faqe eshte e fshatit Shen Vasil pran Nivices dhe kete shkrim nuk e ka shkrojtur ndonje Niviciot as Shenvasiot me mbiemrat qe ju i keni kaq per inat por nje zoteri i nderuar nga Durresi zoti Bashkim Kopliku,i cili ne ndryshim nga niveli Juaj, te pakten sic duket nga komenti i mesiperm, eshte nje nder intelektualet e shquar qe krenohet jo vetem Durresi por gjithe Shqiperia.Zoti Kopliku kete shkrim nuk e ka botuar me porosi te banoreve te Nivices por si njeri i permasave kombetare nuk mund te qendronte sehirxhi perball mafjes se pronave me ne krye ciftin Nano-Berisha(dhe sic duket ne kete kope beni pjes edhe ju qe beni te tilla komente.Ne mbyllje po te them te them te shkosh te debatosh me shoket e tu se nuk ke nivel per tu aktivizuar ne kete faqe.Sevo Rroshi.

    PërgjigjuFshije