e martë, 15 shkurt 2011

Berisha në Shën Vasil, u premton banorëve investime


Viti 2008: Kryeministri Berisha mori pjesë sot në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Shën Vasil të Sarandës. Kreu i qeverisë i premtoi banorëve se brenda mandatit të tij do të nisë dhe ndërtimi i rrugës.

SARANDE- Kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në jug të vendit ka vizituar fshatin Shën Vasil ku dhe ka përuruar fillimin e rikonstruksionit tw sistemit të furnizimit me ujë të kësaj zone. Rikonstruksioni kap vlerën e 25. 5 milionë lekëve dhe kryeministri Berisha premtoi se brenda mandatit të tij do të fillojnë punimet dhe për ndërtimin e rrugës që të çon nga fshati Shën Vasil në bregdet.

Pas takimit me kreun e komunës së Lukovës, Vladimir Kume, kryeministri tha për gazetarët se ”Dua të siguroj banorët se pas këtij projekti, rikonstruksionit të sistemit të furnizimit me ujë të kësaj zone, do të nisë menjëherë rruga që i çon banorët e Shën Vasilit më shpejt në bregdet. Sapo të përfundojë projekti, ne do të hapim tenderin me qëllim që të fillojë ndërtimi i saj brenda këtij viti”. I pyetur nga media, se a do të përfundojë kjo rrugë brenda këtij mandati të qeverisë apo në mandatin e ardhshëm, Kryeministri u shpreh se ”gjithçka bëhet fjalë për këtë mandat, sepse mandatin tjetër do të kemi projekte të tjera”.

Më pas kryeministri vizitoi dhe varrezat e 56 ushtarëve austriakë, të cilët në vitet 1914 – 1918 kanë kontribuar në ndërtimin e rrugës së bregut nga Vlora në Sarandë.
(Balkanweb)

Nuk ka komente:

Posto një koment