e martë, 19 korrik 2011

Pakëz dritë kujtimit të tyre



Nga STEFAN MARTIKO
Në kujtimet e fëmijërisë fakte ose dukuri të veçanta shndërrohen në qendra të një universi rreth të cilit rrotullohen ngjarje yllësi të tjera më të largëta e dalin prej kujtesës për shkak të një zinxhiri rastësishë e rrethanash të pafundme. Njerëz të thjeshtë por që i mbuloi drita në sarkofaget e tyre prej xhami. Nxitja për t'ia shkulur përfundimisht harresës nuk erdhi prej lidhjeve të mia personale me ta. Diçka tjetër më e thellë ndosha, krimi që bëhet duke i mbuluar gjithë të vdekurit me po atë dhe me po ato aleluja që i hap shtegun gjithkujt për në botën e përtejme. Prej frikës se kjo mund të vazhdojë të ndodhë pambarimisht më duhet ta ndaloj këtë dorë që vazhdon të mbulojë me po atë dhe jetët tona të dikurshme.