Viti 2008: Kryeministri Berisha mori pjesë sot në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Shën Vasil të Sarandës. Kreu i qeverisë i premtoi banorëve se brenda mandatit të tij do të nisë dhe ndërtimi i rrugës.
Komentet, materialet dhe sugjerimet tuaja janë shumë të vyera për të gjithë ne autorët e faqes. Jeni të mirëpritur të na kontaktoni në e-mailin shovasija@gmail.com, apo në kutitë poshtë shkrimeve së bashku me komentin tuaj.
e martë, 15 shkurt 2011
e hënë, 14 shkurt 2011
Faqja www.marthagrenon.com komenton fshatin tonë në anglisht
Unlike Vlora, where political persecution followed me at every step, Shen Vasil was a place where I always found sympathy. As soon as Martha and I entered the village of my father’s birth, old men, women and children gathered around us. As for the young people, they have left, most of them to Greece, where there is work and better pay.
e shtunë, 12 shkurt 2011
Kakomeja: Gjykata, kundër pronarëve shqiptarë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk u njohu pronësinë mbi Kakomenë banorëve të Nivicës (bashkësia e fshatit Nivicë)
Preteksti i mosnjohjes ishte se stërgjyshat e banorëve ia paskan blerë tokën qeverisë osmane, që me që paskësh qenë pushtues, madje dhe “i përkohshëm”, nuk mundka të shiste pronën publike të shqiptarëve, madje nuk mundka t’ua shiste as vetë shqiptarëve - po, po, kështu shkruhet në vendim! Trupi gjykues në fjalë (TGJ), me këtë vendim i kundërvihet së drejtës së pronësisë të pothuaj gjithë pronarëve shqiptarë të para vitit 1945.
Shen Vasili dhe Riviera e lukoves
SHEN VASIL -Një rrap në qendër dhe një "vend i mirë" ku mund të ndezësh qirinj për të vdekurit dhe të gjallët, e dallojnë fshatin Shën Vasil të Komunës së Lukovës, nga të gjithë fshatrat e tjerë të rrugës së rivierës, dikur degëzim i rrugës "Egnatia", e cila lidhte Romën e lashtë me Ilirinë e jugut ose Epirin, dhe tokat helene.
Abonohu te:
Postimet (Atom)