2. Roland Jovani ( sekretar i Kryesise)
3. Mitro Zhupa ( antar i Kryesise )
4. Minella Gjoni ( “ “ “ )
5. Nikolla Bezhani ( “ “ “ )
6. Spiro Dajko ( “ “ “ )
7. Alqi Kola ( “ “ “ )
8. Alfred Mekshi ( “ “ “ )
9. Areteo Qofiri ( “ “ “ )
Ne bashkpronaret e shoqates me banim ne Athine duke ju falenderuar edhe nje here per kontributin Tuaj te perditshem per mbarevajtjen e shoqates po ju parashtrojme kerkesen e me poshteme.
Ne daten 27 nentore 2010 nepermjet nje Memorandum qe e sollen ne fshate nje perfaqesi e derguar posacerisht nga ana e jone(Llambi Bjero, Sevo Rroshi, Mondi Stathi e Sotiraq Shqevi) ju parashtronim disa kerkesa ku ne esence kerkonim:
=ndryshimin e numurit te anetareve te Asamblese nga 27 qe eshte aktualisht ne 108 me metoden e perfaqesimit propocional ku secili antare te gezoje mbeshtetjen e 100 aksioneve,per te beret e mundur qe te gjithe trashegimtaret ta ndjejne veten me te perfaqesuar ne asamble e me teje,
=percaktimin definitivisht te dates 14 Gusht si dite te mbledhjes se zakonshme te Asamblese,
=njoftimin me shkrim dy muaj para te te gjithe antareve te Asamblese si dhe rendin e dites te paracaktuar per realizimin e nje mbledhjeje cilesore dhe me nje pjesemarrje sa me te plote,
=hartimin paraprakisht nga nje grup pune I specializuar dhe miratimin nga kjo Asamble te nje statuti te plote qe do te mbulonte juridikisht ne menyre te perhershme gjithe veprimtarin e shoqates;
Meqenese ato dy dite nuk mundi te realizohej nje mbledhje e Kryesise me pjesmarrjen edhe te perfaqesuesve qe erdhen nga Athina ju kerkojme qe ti analizoni me pergjegjesi propozimet tona qe shprehin deshiren e nje pjese te trashegimtareve qe zene rreth 40 per qinde te totalit.
Largesia e banimit e jona na bene qe te jemi gjithmone te pa informuar per ecurine e perditeshme te problemeve prandaj do t’Ju luteshim qe te perpiqeni te na informoni shpeshe per cdo problem qe linde gjate punes Tuaj, per te relizuar detyrimin Tuaj per informimin e te gjitheve dhe te drejten tone te informimit, n per te pasur sado qe te jete e mundur edhe ndihmen tone ne objektivin e perbashket unitetin dhe mbarevajtjen e perhereshme te shoqates.
Kohet e fundit po degjojme per ndertimin e nje Impianti Perpunimi te Mbeturinave te gjithe zones Sarande – Delvine ne kulloten e Prapanices, nuk e dime si qendron e verteta dhe ne qofte se po e keni diskutuar Ju dhe ne cfare konkluzioni keni arritur cfare qendrimi do te mbajme ne si pronare,na njef shteti si pale apo jo.
Me kete raste nuk dime se cfare keni bere per hipotekimin e siperfaqes se kullotes se kthyer,situatat atje i gjykoni Ju por mos duhet te hipotekohet urgjentesisht per tju paraprire situatave jo te favorshme per Ne.
Gjithashtu per te bere nje kthese ne realizimin e transparences se veprimtarise ekonomiko financiare te shoqerise do t’Ju luteshim te hartonit nje pasqyre sipas modelit bashkengjitur ku te pasqyrohet veprimtaria e nje viti duke filluar per sezonin e kalur nga data 1 shtator 2009 deri me 31 gusht 2010.
Ju bejme te ditur se veprimtaria jone si shenvasiot ne Athine, meqenese ne distance nga fshati, mendjen dhe shqetesimin e kemi vetem ne fshat.Para dy javesh ne organizuam nje Mbasdite social- argetuese per nder te emrit te Shen Vasilit me pjesemarrjen e te gjitheve,mbremje e cila kaloi ne nje atmosfere teper entusiaste.
Keto dite Ne hapem ne internet faqen e ShenVasilit e cila do te pasurohet perdite me kontributin intelektual te te gjithe shenvasioteve nga e gjithe bota,per historine e vjeter e ate bashkekohore te fshatit qe na ka bere e na bene ta ndjejme veten krenar qe jemi bije te ketij fshati te pa shoq ne krahine e me gjere. Keshtu qe cdo informim e komunikim ketej e tutje midis gjithe shenvasioteve do te behet neprmjet kesaj faqeje adresa e se ciles eshte:
http://shenvasili.blogspot.com dhe email:shovasija@gmail.com
Ngelemi me shprese per ti diskutuar propozimet e mesiperme dhe presim pergjigje sa me shpejte qe te jete e mundur ne adresen e me siperme.
ME KONSIDERATE NGA PERFAQESUESIT SHENVASIOT NE ATHINE.
Athine me 22.02.2011.
Nuk ka komente:
Posto një koment