e premte, 9 shtator 2011

FOTO NGA PERURIMI I MEMORIALIT TE USHTAREVE AUSTRIAK PRANE VARREZAVE TE FSHATIT NDERTUAR NGA BASHKEFSHATARI YNE MJESHTRI MINELLO RROSHI. 20.08.2008.













FOTO NGA PERKUJTIMORIA E 60-VJETORIT TE MASAKRES SE HONDROVUNIT SHEN VASIL 23 06 2004




PERSHENDETJE NGA z.ROBERT MARTIKO


Te dashur Bashkepatriote
Ju uroj nga zemra per kete inisjative tuaj te mrekullueshme...
per krijimin e ketij blogspoti te jashtzakonshem. Ndiej me te vertete te me jepni jete nepermjet tij.
Me duket sikur ndiej nga afer eren tuaj apo te asaj Shevasie aq te dashur per mua ne kohe me te vertete te keqia.
Kur vija ne fshat nga Vlora, per hir te dashurise qe me shfaqnin prindrit apo paraardhesit tuaj te dashur me dukej ky vend si NJE SHTET BRENDA SHTETIT...
Ku nuk vepronte fare e ashtuquajtura Lufte e Klasave apo ato forca negative qe juve vete ju shtrenguan per tu larguar nga ai fshat i mrekullueshem apo Vend Perendish.
Tani qe u futa ne kete sait ne saje te nje karte qe me dha Sevo Rroshi, gjeta rastin per tu bashkuar shpirterisht me Ju.
Do te jemi ketej e tutje te pandashem.
Perqafime vllazerore
Robert Dino Martiko

e martë, 19 korrik 2011

Pakëz dritë kujtimit të tyre



Nga STEFAN MARTIKO
Në kujtimet e fëmijërisë fakte ose dukuri të veçanta shndërrohen në qendra të një universi rreth të cilit rrotullohen ngjarje yllësi të tjera më të largëta e dalin prej kujtesës për shkak të një zinxhiri rastësishë e rrethanash të pafundme. Njerëz të thjeshtë por që i mbuloi drita në sarkofaget e tyre prej xhami. Nxitja për t'ia shkulur përfundimisht harresës nuk erdhi prej lidhjeve të mia personale me ta. Diçka tjetër më e thellë ndosha, krimi që bëhet duke i mbuluar gjithë të vdekurit me po atë dhe me po ato aleluja që i hap shtegun gjithkujt për në botën e përtejme. Prej frikës se kjo mund të vazhdojë të ndodhë pambarimisht më duhet ta ndaloj këtë dorë që vazhdon të mbulojë me po atë dhe jetët tona të dikurshme.