e premte, 9 shtator 2011

PERSHENDETJE NGA z.ROBERT MARTIKO


Te dashur Bashkepatriote
Ju uroj nga zemra per kete inisjative tuaj te mrekullueshme...
per krijimin e ketij blogspoti te jashtzakonshem. Ndiej me te vertete te me jepni jete nepermjet tij.
Me duket sikur ndiej nga afer eren tuaj apo te asaj Shevasie aq te dashur per mua ne kohe me te vertete te keqia.
Kur vija ne fshat nga Vlora, per hir te dashurise qe me shfaqnin prindrit apo paraardhesit tuaj te dashur me dukej ky vend si NJE SHTET BRENDA SHTETIT...
Ku nuk vepronte fare e ashtuquajtura Lufte e Klasave apo ato forca negative qe juve vete ju shtrenguan per tu larguar nga ai fshat i mrekullueshem apo Vend Perendish.
Tani qe u futa ne kete sait ne saje te nje karte qe me dha Sevo Rroshi, gjeta rastin per tu bashkuar shpirterisht me Ju.
Do te jemi ketej e tutje te pandashem.
Perqafime vllazerore
Robert Dino Martiko

11 komente:

  1. Zoti Robert Ju falenderoj ne emer te gjithe stafit per fjalet e cmuara qe na adresoni.Pjesmarrja Juaj ne kete faqe eshte nder per te gjithe ne.Padyshim nje pjese te kohes Suaj te cmuar do t'ia kushtoni edhe pjesmarrjes dhe pasurimit te kesaj faqeje.Nga Sevo Rroshi (per komunikim te metejshem po shkruaj e-mail tim sevorroshi@yahoo.com)

    PërgjigjuFshije
  2. Pershendetje,
    Me behet qejfi shume qe edhe per fshatin tone Shenvasi paska faqe zyrtare. Rastesisht e pashe dhe po bashkohem dhe une me ju. Jam vajze fshati, e bija e Koli Martikos (banuese ne Tirane) Sinqerisht, u emocionova shume. U ktheva shume vite para dhe u bera shume nostalgjike. Me fshatin u rritem, me fshatin ne mendje jetojme. Do deshiroja shume qe ti mbanim keto lidhje nepermjet faqes zyrtare. Uroj te jeni te gjithe mire.
    Rita Koli Martiko.
    E-maili: ritabajraktari@yahoo.com

    PërgjigjuFshije
    Përgjigjet
    1. Pershendetje,Rita gjithashtu na behet qejfi qe merni pjes ne faqen e perbashket tonen,ne muajin gusht te cdo viti eshte bere zakon qe ne fshat vijne te gjith bashkefshataret,kuptohet sipas mundesive te secilit,per te mare pjes ne festen tashme tradicionale te Shen Meris se Krorezes.Do te ishte kenaqesi te na jepej mundesia edhe me Ju te njifeshim,dhe te flisnim nga afer.Me respekt Sevo Vaso Rroshi.

      Fshije
  3. Duke shfytezuar mundesine qe na jep interneti per nje komunikim te gjere, deshiroj te shpreh disa mendime lidhur me veprimet e bera ne fshat me pronen, mendoj gjithashtu se nuk jane vetem mendimet e mia personale por dhe te shume te tjereve. Perpara se te shprehem kerkoj mirkuptim te drejte per keto qe po shkruaj, pa paragjykime, ne te njejten kohe ftoj per diskutime per kete ceshtje te rendesishme.
    Ne pergjithsi nuk dua te them asgje te re pervec atyre qe diskutojme cdo dite me njeri-tjetrin.
    Mendoj se:
    1. Ndarja e prones ne fshat ashtu sic eshte bere sot eshte e padrejte, dikush mund te thote ky doli i mencur te na e thote kete? Jo! Por jap mendimin tim I cili eshte dhe i shume te tjereve.
    2. Prona ne fshat eshte e fshatareve, jo e atyre qe banojne ne fshat, qe u shpronesuan nga regjimi komunist dhe per rrjedhoje duhet t’u kthehet atyre, sipas trashegimise nga te 108 trungjet e shpronesuara. Atehere pyesim PSE, a eshte veprim i drejte ky?
    3. Duke pare ndarjen e bere ne fshat duket sikur Shenvasili, fshati shekullor sic e emertojme dhe ashtu eshte, na qenka zbuluar andej nga viti 2000-2001, nuk ka ekzistuar me pare, dhe tani qe u zbulua ky “continent” i ri, mund te bejne sit e duan zbuluesit e tij(ata qe ndodhen atje). Te tjeret qe nuk kane banuar ne fshat u hiqet e drejta mbi cdo gje, pavaresisht se kane te njejten te drejte mbi trashegimine e prones ne fshat. A eshte ky nje qendrim i drejte? Ne faqen http://shenvasili.blogspot.com shkruhet, ne bashkefshataret qe banojme ne Athine interesohemi etj, etj; nuk thuhet ne diaspora e fshatit ne Athine. Kurse per ata qe kane banuar jashte fshatit ne Shqiperi thuhet diaspore dhe me kete term justifikohet shpronesimi i tyre. A eshte ky nje qendrim i drejte?
    Neni 41 i kushtetutes thote:
    1. E drejta e prones private eshte e garantuar (a eshte keshtu tek ne)?
    2. Prona fitohen me dhurim, trashegim, blerje dhe me cdo menyre tjeter klasike te parashikuar ne Kodin Civil. (tek ne nuk veprohet keshtu por trashegimtaret shpronesohen)
    3. Ligji mund te parashikoje shpronesim ose kufizim ne ushtrimin e te drejtes se prones vetem per interesa publike. Te ne eshte vepruar keshtu? Domethe jane shpronesuar trashegimtaret per efekte publike, apo per t’i marre trashegimtaret me te njejtat te drejta, pa folur per ata qe nuk trashegojne asgje?
    4. Shpronesim ose ato kufizime te se drejtes se prones qe barazohen me shpronesimin lejohet vetem kundrejt nje shperbim te drejte. Tek ne a eshte vepruar keshtu? Mosdhenia e asaj qe trashegohet eshte shpronesim. Ne pergjithesi dua te pyes sepse tek ne veprohet keshtu, sipas ligjit, dhe a jane ligjore keto veprime, a jane logjike apo te drejta? Ne fakt cfare behet (nuk degjojme, nuk kuptojme, nuk shohim aty ku nuk na intereson).
    5. Megjithese se kemi mbi 20 vjet qe punojme jashte vendit, kryesisht ne Greqi, pavaresisht ne se duam apo jo, si veprohet me pronen.
    Mund te vecohet nga sa me lart shperndarje e te ardhurave nga kullotat, nga ku del qe jemi bashke-trashegimtare te 108 trungjeve ne kullota, por jo te te tjerar, si eshte e mundur kjo?

    PërgjigjuFshije
    Përgjigjet
    1. KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE
      .................................................................................................. Neni 41
      1. E drejta e pronës private është e garantuar.Neni 41
      1. E drejta e pronës private është e garantuar.
      2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike
      të parashikuar në Kodin Civil.
      3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së
      pronës vetëm për interesa publikë.
      4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin,
      lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
      5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.
      2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike
      të parashikuar në Kodin Civil.
      3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së
      pronës vetëm për interesa publikë.
      4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin,
      lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
      5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.

      Fshije
  4. Si konkluzion:
    1. Prona ne fshat u nda sipas numrit te frymeve ne cdo familje, panvaresisht nese jane apo jo trashegimtare. Mendoj se kjo nuk eshte e drejte.
    2. Si mund te quhet i drejte pronesimi ne fshat i atyre qe banojne ne fshat por nuk jane nga fshati. Cdo njeri ka te drejte te banoje ku te doje brenda vendit te tij (e te mos quhet diaspore), por nuk mund te pronesohet falas. Ata qe nuk jane nga fshati e kane pronen e tyre atje ku kane trungun e tyre familjar.
    3. Vendimi i Gjykates se Sarandes ne 23.06.1999 Akt NR: 385 Vendim Nr 315, i cili ka marre forme te prere, thote: kthimin e prones te 108 ish pronareve ku shehohen dhe emrat e tyre, ky eshte cilesuar ne pamundesi te kthimit fizk tu njihet e drejta e kompensimit.
    4. Justifikohen me Ligjin 7501 i cili flet per token bujqesore, por tek ne me kete ligj jane ndare dhe toka jo bujqesore sic eshte Kroreza e cila kurre nuk ka qene e tille. A eshte e drejte kjo?
    5. Na quaje diaspore ne qe jemi nga fshati dhe qe kemi jetuar jashte fshatit por brenda Shqiperise. Per te sqaruar fjane diaspore mund te lexoni ne fjalorin enciklopedik botim i vitit 2006 ne Tirane, faqja 157.
    6. N.q.s. shteti e sheh me vend mund te beje shpronesime ne natyre e ti shperbleje ne vlere ose ne natyre, jo si tek ne. N.q.s. fshataret tane u shpronesuan per arsye reforme (ligji 7501), nuk mund te mos kompensohen ne vlere ose natyre. Keto jane rregullat e demokracise.
    7. Sot dhe gjithmone ata qe kane dicka duan t’ua lene trashegimtareve te tyre dhe kjo eshte normale, kurse ata qe nuk morren ato qe trashegojne nga te paret e tyre, e quajne normale. Nuk mund te jesh dakort me te dya. A nuk eshte keshtu? Nuk mund dhe nuk duhet te pritet zinxhiri i trashegimise te prones e gjithcka qe ne vitet 1999-2001 duke filluar nga e para me ata qe ndodheshin ne fshat.
    8. Thuhet se ne punuam dhe ne do t’i mbajme. Cfare kerkojne keta qe nuk kane qene ne fshat? Ata qe nuk kane qene ne fshat kerkojene ate qe kane lene te paret tane, te cilet nuk jane vetem te atyre qe kane qene ne fshat por te te te gjihe pasardheseve te tyre me te njejtat te drejta trashegimine. N.q.s. nisemi nga thenia e mesiperme duhet tu jepet pjese ne Shenvasil dhe, ushtareve te NBU, te burgosurve dhe aksionisteve, ose tani qe punojme ne Greqi e g jetke duhet te marrim pjese ne pronat e tyre. Le ta provoje dikush! Ne vend qe te korrigjohet nje padrejtesi 50 vjecare qe e kthehu te zotin ne hyzmeqar ne pronen e tij kalohet me tutje duke e shpronesuar perjetesisht nje pjese te te zoterve, te cilet nuk jane pak, dhe kjo nga bashke-trashegimtaret qe jane me te njejtat te drejta. Per kete subjekt mund te shkruajme shume por dua te ndalem ne disa shembuj qe i dime shume mire te gjithe.
    1. Te djeret Llabrom Bezhani e Pipo Kuci blene nje truall ne Athine dhe kete e moren trashegimtaret e tyre pas shume vjetesh e bene ata cfare deshen ne te. Pra nuk i pengoi njeri megjitese nuk qene greke e nuk u a moren greket megjithese per shume vite nuk u doli njeri per zot(kjo flet qarte per nje zgjidhje te gabuar te ndarjes se prones ne fshat). Po te largohemi nga fshati ne Shqiperi ka mjaft e mjaft shembuj te marrjes se prones nga i zoti megjithese mbas shume viteve te mohuar.
    2. Pasurine te ndjerit Kristo Vjero ne Egjypt nuk e kane marre egjiptianet akoma dhe sot, por e ka perdorur qeveria shqiptare e autorizuar nga trashegimtaret e ligjshem ne Shqiperi, ndesa trashegimtaret e tjere qe jetonin jashte Shqiperise e morren pjesen e tyre megjithese nuk ishin egjiptiane.

    PërgjigjuFshije
  5. 3. Tokat e Lepurjave ne fshat nuk ua fali njeri por u bleneme parate e nje emigranti (i ndjeri Miho Lepuri), kurse sot diskutohet t’u kthene ose jo, shkohet me tej duke ja dhene Arqile Lepurit si ish i perndjekur politik. Me cfare te drejte tokat qe ka blere Miho Lepuri nga Jovanaj jane prone e padiskutushme e femijeve te tij. Persa I perket te perndjekurve politik eshte shteti qe ka per detyre te bej kompensimin e tyre.
    4. Tokat e Vjeroduke u blene nga Bodinaj nga nje emigrant (i ndjeri Kristo Vjero), ne ato toka sot jane shume por asnje nga te zotet (nuk kompesohen as ne vlere e as ne natyre). A eshte e drejte kjo?
    5. Mendojme per nje moment sot qe jemi nje numer I madh emigrantesh ne Greqi e gjetke (njekohesisht diaspore e ligjeshme), dhe blejme dicka ne fshat apo gjetke do te vinte mire kete prone te na e merrnin te tjeren dhe kete vetem e vetem se nuk banojme aty. Apo kur eshte per vete arsyetojme ndryshe dhe per te tjeret arsyetojme ndryshe.
    6. Nga fshati ka familje qe jane larguar totalisht dhe kane banuar ne vende te ndryshme ne Shqiperi, te emeruar padrejtesisht diaspore, cfare duhet tu themi; kur ikete nga fshati duhet t’i kishit marre me vete se ndyshe ua marrim ne.
    7. Megjithese ka 20 vjet qe i kerkohet nga BE e SHBA qeverise shqiptare e gjithe shqiptareve qe prona te veje tek i zoti, prape ne nuk duam t’ia dime dhe e quajme vetem demokrate por duke vepruar si pervetsues te paligjshem gjera qe nuk kane asgje te perbashket me njera=tjeren.

    Se fundmi, e keni emertuar fshatin shekullor dhe ashtu eshte. Ne shekuj kane kaluar nje numer i madh brezash te cilet e kishim zgjidhur gjithcka mire duke perfshire dhe ceshtjen e prones. Megjithese kane kaluar nje numer i madh qeverish dhe nga keto per nje kohe shume te gjate Turqia, shume luftra, u vrane shume njerez dhe si rezultat i presioneve te pushtuesve fshati u shperngul nga ku qe dhe u be atje ku eshte sot. Megjithe keto veshtiresi asnjehere nuk u be ajo qe po behet sot me pronen, duke ja mohuar kete atyre qe u takon.

    Me respekt ndaj lexuesve dhe atyre qe do shprehim mendimet e tyre per keto ceshtje .
    Robert Vjero

    PërgjigjuFshije
  6. Sqaroj se shkrimi I mesiperm eshte bere nga une Robert Vierro ose sic me njihni ne fshat Minello Vierroduka dhe eshte perdorur faqja e Internetit e Klodian Vierros(input Tim )!!! I cili nuk ka asnje lidhje me kete shkrim!!! Falenderoj te gjithe Ata qe do te marrin mundimin ta lexojne dhe te diskutojne rreth Tij!!! Me respekt Robert Vierro ose Minello Vierro Duka!!!

    PërgjigjuFshije
  7. I dashur Mina,te me falesh per vonesen e replikimit.Ne shkrimin tend ke shum te drejte moralisht,ne kete mendje jemi edhe shum te tjere.Puna eshte qe pamvaresisht nga deshirat tona praktikisht organizmat shteterore funksionojne ne baze te akteve ligjore dhe vendimeve te Qeverise.Ju ne shkrimin e mesiperm kur flisni ne pergjithesi per pronat dhe i futni ato ne nje "thes",por duhet te dini se ne termin PRONA bejne pjes tri ligje te ndryshme.I pari ai i Tokes Bujqesore (7501) qe nuk la asnje hapsir per te kenaqur shenvasiotet qe nuk banonin ne fshat ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit,pasojat i dini vete.Ne kuadrin e ketij Ligji ne qe ishim ne fshat ne ate kohe morem nje inisiative dhe konkretisht per Krorezen,meqenese Nd.Bujqeore kishte ullinjt ne inventar(dikur te Manastirit)percaktuam nje siperfaqe prej 20 ha dhe u nda sipas krytereve te Ligjit gjithmon me mendimin per te pasur nje cop tok ne Plakoto ne pamundesi te kthimit te kullotave(ne ate kohe nuk kishte dale akoma Ligji i Kth.te Kullotave.Tani qe Plakotoin e morem te gjithe sipas mendimit tim duhet qe te ulemi dhe te bisedojme se si mund te kenaqen shenvasiotet qe nuk perfituan atehere(ka disa variante).Ligji i dyt qe doli isht ai per kthimin dhe kompensimin e trojeve(brenda Vijes se Vedhe te fshatrave dhe qyteteve).Mesa di une kush eshte interesuar ne fshat pran Kom.Kth,dhe Komp.te Pronave eshte kenaqur sipas krytereve qe percaktonte Ligji.Ligji i trete ishte ai i Kthimit te Kullotave qe me sa dini qysh prej 1996 qe doli Ligji deri sot(2013) u citem me te dhe ky ligj i kenaq te gjithe trashegimtaret pa dallim.Mesa munda u perpoqa te te sqaroj sadopak nuk e di sa ja arrita.Ngelem i hapor per ta vazhduar bashkebisedimin ne Faceebook ose ketu.Me respekt Sevo Rroshi(Mail sevorroshi@yahoo.com).

    PërgjigjuFshije
  8. me sa shohe une ne nuk po kutohemi pasi ne shkrimin e me siprm une sqaroj mir se per cfar flas ku prcaktoj dhe bazen lijgore me citime nga kushtetuta e vendit ti flet per ndarien ne krorz dhe e justifikon si veprim te drejt gje qe sesht e drejt se cfar kini ber ju duket ajo qe me intereson mua eshte fakti qe akoma ne mendimin tuaj nuk duket te sqarohet koncepti diaspor dhe edrejta e secilit bashk fshatar per te tjerat jam ibindur qe do ti riparoj koha ashtu sic ka filluar. te pershndes robetr vjero

    PërgjigjuFshije
    Përgjigjet
    1. Zoti Mina,Ju po shikoni drite ne fund te tunelit persa i perket riparimeve te Ligjeve per kthimin e Pronave,kurse une nuk e shikoj kete predispozicion nga Qeverit,ishalla provohet ajo Juaja, te gjithe besoj,ose te pakten une,e deshiroj kete gje.Po ta lexosh me vemendje edhe Kushtetuta tek Neni 41 e le evaziv problemin:
      Neni 41
      1. E drejta e pronës private është e garantuar.
      2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike
      të parashikuar në Kodin Civil.
      3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së
      pronës vetëm për interesa publikë.
      4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin,
      lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
      5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.
      dmth merr ne mbrojtje pronat e perfituara nga Ligjet e sotme e tutje.Mesa kuptova Juve ju shqeteson termi diaspore qe nuk e di se kush e perdori ne vitet e para te demokracise dhe mori nje "popullaritet" si term ne fshat ndoshta edhe ne zone.E keqja e bashkefshatareve qe nuk i zuri me banim ne fshat viti 1991 nuk qendron tek termi diaspor por te kryteret qe vinte Ligji per te perfituar Toke Bujqesore.Ne mbyllje me duket se me drejtohesh mua personalisht kur thua:"se cfar kini bere ju duket" nderkohe qe une pajtohem me kerkesat e Tua te drejta por fatkeqesisht realizimi i tyre del nga mundesit e mia.
      Sevo Rroshi

      Fshije