e martë, 1 mars 2011

Proces-verbal mbi kufijtë e Katundit Shën Vasil

Sot më 24 Shtator 1947 ditën e Mërkurë i nënshkruari Vangjel Vogli, i ngarkuar prej Zyrës së Kadastrës së Sarandës, erdha në Katundin Shën Vasil për të bërë rregjistrimin e sipërfaqes tokësore dhe mbasi mblodha Këshillin dhe Komitetin Fshatar, si dhe të deleguarit e Frontit e të Rinisë dhe u vura në dukje qëllimin e ardhjes, kërkova prej të përmendurve të njoftojnë egzaktësisht kufijtë administrativë të Katundit për të rregjistruar tokat e ndodhura brenda periferisë së këtyre kufive që kështu të formohet Kadastra e Katundit.
Nga shpjegimet e dhënura prej të sipërpërmendurve si dhe prej bashkëkatundarëve të tjerë vendas që njohin mirë kufijtë, rezulton se Kufijtë administrativë të Katundit Shën Vasil, janë si më poshtë:
Fillojnë pase Kishës që ndodhet në anë te detit në Kakome që ndajnë me Nivicën dhe shkojnë lart e dalin në krye të arës së Pjerit e në Vjeshtake të Kost Rroshit e më të lartë te Kisha në Shën Ylli e nën Kishë te dera e shtrungës së Shen Ylliut e në qafë të Lukovës e më të poshtë te Guri i Dhulit , vazhdojnë bregut të Vranastirit e në ullinj të Shene në përrua e nën arë të Gogo Voglit e radhoit të Terthoreve e dalin në vesht të Bakalle e në breg të Llakës së Kudhesë e përroit te Kallemit e në qafë të Bathujkës e në qafe të Kishaze e bregut zbresin në Ovllaqe te ara e Qofire e në hunde të Shqopes dhe udhës së Pazarit dalin në Kullë të Stefanit që fillon kufiri me Vanën dhe udhës e në Vanë të Alimit e anës çiflikut zbresin te sheshi i Kishës e udhës Pazarit e në fund të arave të Jane e udhës fushës Hoxhes e në Novë ku bie në lumë të Kalasaes dhe vazhdojnë lumit Kalasaes që ndan me fushën e Bajkajit deri tek Zhërma e Sime dhe kthehet në shteg të Lopëve që ndan me Koqinove dhe bregut lart e te Spithari me Cimbirrall e më të larte del në breg të madh e në qafë të Muzhaqit e në qafë të Polimenit , zbret në qafë të Vase te guri me Strrall që fillon kufiri me Kalasën e te Kisha dhe rrethit te bregut të Hitos e te guri me Sufra e zbret në përrua të Picarit te ara e Kallaudhe e rethit del në Vjeshtake të Grykës së Shtratit, e larte radhoit të Muxgave e dele te lëmi i Hajdhe që fillon kufiri me Lukovën e rrëzës së arave zbret në udhe që shkojnë bagëtia dhe udhës Zhubdenes që fillon kufiri i Hundecovës e te Qelbësi me Gurë e në Lëmë Vulash e zbret në Lëmë të Fote e poshtë përroit dhe hidhet në fund të Baces së Lon Dhimës e shkon lart në bisht të honit e në Gorricë të Gjatë e në Shtrungë të Gjetase del kurrizit poshte e te Lisat e Shelegëve e te Spithari në Qafë të Plakotoit e zbret te Qelbesi e radhoit nën Lis të Thomare e Rrethit me Përrall të Gjenerare që fillon përsëri kufiri me Lukovën dhe zbret në Shkallë të Shpellës këtej Magazisë ku bie në Det e anës detit tek Kisha që ndodhet në anë të detit në Kakome.
Përgjegjësi i Këshillit, Përgjegjësi i Frontit, Përgjegjësi i Rinisë Komiteti Fshatar
(Koço Vito) (Thoma Qofiri) (Gaqe Spiro)
Përfaqësuesi i Kadastrës Sarandë
(Vangjel Vogli)
Rishkroi sipas origjinalit Sevo Rroshi

1 koment: